Ligji për PSP-në dhe për mbrojtjen e dëshmitarëve, nesër në Kuvend

Maqedonia

Ligji për PSP-në dhe për mbrojtjen e dëshmitarëve, nesër në Kuvend

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 17:47
Katica Janeva

Në seancën e nesërme të Kuvendit të Maqedonisë në rend dite është caktuar ndryshimi i Ligjit për Prokurorinë Speciale Publike dhe i Ligjit për Mbrojtje të Dëshmitarëve. Seanca është caktuar pas takimit të sotëm të grupit koordinativ të partive politike me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski.

Të premten, LSDM kërkoi që të mbahet seancë në të cilën do të dorëzojë propozim ligjet, të punuar sipas propozimeve të prokurores speciale Katica Janeva.

Janeva ka kërkuar nga deputetet vazhdimin e afatit për ngritjen e akuzës, e cila tani është e kufizuar në 18 muaj, si dhe precizimin e procedurës për mbrojtje të dëshmitarëve dhe rregullimin e bashkëpunimit me institucionet tjera.

VMRO-DPMNE menjëherë ka njoftuar se nuk do të pranojë asnjë propozim që del nga kornizat e Marrëveshjes së Përzhinos, me të cilën është akorduar formimi i Prokurorisë Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat