Kostal zyrtarisht fillon me prodhimtari në Ohër

Maqedonia

Kostal zyrtarisht fillon me prodhimtari në Ohër

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 16:53
Ilustrim

Kompania gjermane Kostal sot edhe zyrtarisht filloi me aktivitetet prodhuese për produkte teknologjike progresive dhe inovative në sferën e industrisë automobilistike. Bëhet fjalë për kapacitet prodhues braunfild, i cili do të funksionojë në kuadër të ish-kapaciteteve prodhuese në EMO Ohër.

Kompania gjermane Kostal është një prej katër kompanive lidere në korniza botërore që prodhojnë pajisje elektronike dhe mekaniko-elektronike për kompanitë më bashkëkohore dhe më të njohura automobilistike dhe kompanitë si folksvagen, mercedes, bmv, ford dhe të tjera dhe për momentin i ka mbi 17 mijë të punësuar në kapacitetet e veta prodhuese në 46 lokacione, në 21 shtete në katër kontinente.

Është paraparë, siç u theksua në solemnitetin e sotëm me rastin e fillimit të procesit prodhues të kapacitetit Kostal në Ohër në kompaninë në Maqedoni, në dhjetë vitet e ardhshme të investojë rreth 30 milionë euro dhe në afat më të gjatë të krijojë 800 vende të reja të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat