Festivali ”Vera e Ohrit” prezantohet edhe në Kinë

Maqedonia

Festivali ”Vera e Ohrit” prezantohet edhe në Kinë

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 21:05
Ilustrim

Përfaqësues të festivalit ”Vera e Ohrit” do të marrin pjesë në festivalin e 18-të ndërkombëtar, forumit dhe panairit të artistëve në Shangaj.

Ky aktivitet ka filluar më 10 tetor dhe do të zgjatë deri më 16 tetor. Përfaqësues të lartë të Asociacionit evropian të festivaleve, do të vizitojnë disa punëtori artistike festivalore, ndërkaq do të njihen edhe me artistët, që shfaqin karakteristika artistike kineze.

Përfaqësuesit e ”Vera e Ohrit” janë pjesë e delegacionit evropian dhe do ta prezantojnë këtë festival, në Kinë. Përndryshe, ”China SPAF 2016” ka filluar të mbahet që në vitin 1999, dhe është njëri nga festivalet më të njohura ndërkombëtare, që mbështetet nga Ministria kineze e kulturës dhe qyteti i Shangajit.

Në festival marrin pjesë mbi 600 delegatë, nga mbi 30 shtete, përfshirë përfaqësues të mbi 70 festivaleve botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat