Të rinjtë në Maqedoni nuk kërkojnë punë

Maqedonia

Të rinjtë në Maqedoni nuk kërkojnë punë

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 20:42
Ilustrim

Të rinjtë e moshave 15 deri 28 vjeç qëndrojnë mesatarisht 32 muaj pa punë. Ata që synojnë rroga më të larta, qëndrojnë pa punë edhe 5 vite.

40% e të rinjve të moshës 15-28 vjeçare janë të papunë, ndërsa 50% e të rinjve, as që kërkojnë punë përmes Agjencisë për punësim, duke mos qenë të përfshirë edhe në procesin arsimor.

Ekspertët thonë për median se të rinjtë nuk duhet të mbivlerësohen kur bëhet fjalë për pagën fillesater, kurse masat qeveritare konsiderohen të shkëlqyeshme.

Sipas Nikica Mojsovkski, ”hulumtimi tregon se vetëm5% e të rinjve kanë gjetur punë përmes Agjencisë për puënsim. Ende kanë rëndësi të madhe lidhjet farefisnore dhe familjare, gjegjësisht kanalet joformale në gjetjen e punës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat