LSDM: Shkupi 2014 hëngri 4446 kopshte, Gruevski gënjeu

Maqedonia

LSDM: Shkupi 2014 hëngri 4446 kopshte, Gruevski gënjeu

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 16:39
LSDM

Në projekt-Buxhetin për vitin 2017 askund nuk përmenden 140 kopshtet fëmijësh të cilat i akuzuari Gruevski premtoi se do të ndërtojë për tre vite e gjysmë, në vlerë prej 25 milionë eurosh.

Në projekt-Buxhetin për vitin 2017, për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e kopshteve, për tre vitet e ardhshme, ka vetëm një milion e dyqind e nëntëdhjetë mijë euro. Me fjalë të tjera, Nikolla Gruevski përsëri gënjen.

Të nderuar qytetarë,

I akuzuari Gruevski nuk mundet as të premtojë, as të zbatojë projekte në interes të qytetarëve. Me vite, ai është duke i hedhur paratë e qytetarëve për luks që ka ngrënë mijëra kopshte fëmijësh.

Vlera e gjithë projektit Shkupi 2014 tejkaloi 667 milionë eurosh. Këto para hëngrën 4.446 kopshte.

Projekti prapa meje, të cilin e quajmë Rrota e çmendurisë, vlen 19 milionë euro. Kjo do të thotë se me këtë shumë parash do të ishin ndërtuar 126 kopshte për fëmijë.

Pas dhjetorit, Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM-ja, do të miratojë një Buxhet të ri në tërësi, i cili në vend të parë do të vendosë nevojat e qytetarëve. Do të sigurojmë mjete për kopshte të reja. Për vende pune të reja me paga më të larta, dhe për përkrahje të reja për ndërmarrjet vendase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat