24 milionë euro për ndërtesën e re të Bankës Popullore të Maqedonisë

Maqedonia

24 milionë euro për ndërtesën e re të Bankës Popullore të Maqedonisë

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 18:56
Ilustrim

Kompania ndërtimore ”Beton” do ta ndërtojë objektin e ri të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), që do të kushtojë plot 24 milionë euro.

Marrëveshja është nënshkruar para disa ditësh, ndërkaq kompania është përzgjedhur përmes ankandit elektronik, ndër shtatë ofertat që kanë aplikuar.

Kjo firmë bëhet më e përfaqësuara në kuadër të projektit ”Shkupi 2014”, me 32 kontrata prej 215 milionë euro.

Objektii ri i BPM-së do të jetë mbrapa ndërtesës së re të Ministrisë së punëve të jashtme, kurse lokacionin e ri, banka e ka fituar pas kthimit të parcelës afër sheshit ”Maqedonia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat