Maqedoni, 100 mijë qytetarë të cilët jetojnë në varfëri absolute!

Maqedonia

Maqedoni, 100 mijë qytetarë të cilët jetojnë në varfëri absolute!

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 16:46
Ilustrim

Në Maqedoni ka më shumë se 100 mijë qytetarë të cilët jetojnë në varfëri absolute, ndërsa më shumë se 1.200.000 qytetarë nuk mund t’i plotësojnë nevojat themelore.

Kjo sot u konstatua në konferencën në temë Inkluzioni “Edhe unë dua të kem jetë si të tjerët!” në organizim të Platformës së Maqedonisë kundër varfërisë, Fondacionit Fridrih Ebert – zyra Shkup dhe Platforma evropiane kundër varfërisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Luftë Kundër Varfërisë 17 Tetori.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev tha se është koha që shteti të heq dorë nga të gjitha aspektet materiale të cilat janë preokupim i të gjithë votuesve, dhe me këtë edhe të politikanëve. Aspekte materiale me të cilat politikanët i ushtrojnë muskujt para dhe pas zgjedhjeve.

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Luftë Kundër Varfërisë për aktivitetet e tyre, konferencë për shtyp kanë mbajtur Shoqata “Projekt fati” dhe komuna Qendër, me mbështetja e ministres së Punës dhe Politikës Sociale Frosina Remenski-Tashevska.

Kjo ide, porositi ministrja, duhet të rritet në aktivitete të institucioneve shtetërore, siç tha, për fat të keq viteve të fundit shumë pak bëjnë në lidhje me luftën e vërtetë kundër varfërisë.

Kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski theksoi se shoqëria në Maqedoni duhet shumë më shumë të reagojë në zvogëlimin e varfërisë dhe se kjo dukuri, potencoi ai, është arsyeja kryesore pse të rinj po zhvendosen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat