Trajanov: Nuk e di çfarë pret Spasovski, pse nuk e arreston Çavkovin!

Maqedonia

Trajanov: Nuk e di çfarë pret Spasovski, pse nuk e arreston Çavkovin!

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 11:12
Trajanov

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski me ligj duhet urgjentisht të sigurojë ekzekutimin e urdhrit të gjykatës, dhe jo të lejojë që Prokurorët nga Prokuroria Speciale të presin gjithë natën duke pritur në Drejtorin e Sigurimit Publik, Mitko Çavkov dhe zëvendësministrin Oliver Andonov për të zhbllokuar hetimin e DSK, tha ish-ministri i brendshëm Pavle Trajanov për SDK.

‘Ministri i Punëve të Brendshme menaxhon me të gjitha formacionet e policisë dhe ka të drejtë që në çdo moment të jep urdhrin për veprim. Nëse drejtori i Sigurimit Publik pengon ekzekutimin e urdhrit të gjykatës, Ministri Spasovski ka autoritetin dhe detyrimin për ta arrestuar atë. Mund ta arrestojë dhe ta mbajë në stacion policor 24 orë, përderisa prokurorët mbledhin dëshmitë e kërkuara nga administrata, të cilat kanë të bëjnë me përgjimin e paligjshëm dhe mbikqyrjes. Mund ta arrestojë edhe Zëvendësministrin Andonov, si dhe të gjithë të tjerët në Ministrinë e Brendshme që pengojnë ekzekutimin e një urdhëri të gjykatës. Nuk e di se çfarë pret Spasovski’, ka thënë Trajanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat