Aksion për pastrimin e deponive të egra në komunat e Maqedonisë

Maqedonia

Aksion për pastrimin e deponive të egra në komunat e Maqedonisë

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 09:00
Ilustrim

Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të fushatës tradicionale “Maqedonia pa mbeturina”, në bashkëpunim me pushtetet lokale dhe qytetin e Shkupit do të fillojnë aksionin për pastrimin e deponive të egra në disa komuna të shtetit.

Në fazën e parë aktivitetet do të përfshihen në komunat e Bosilovës, Dibrës, Krushevës, Mavrovës, Resnjës, Sarajit dhe komunën e Tetovës në rrugën për në Kodrën e Diellit.

Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor pret nga këto hapa konkret në terren të përmirësohet dukshëm gjendja e deponive të egra në vend, të zvogëlohet ndikimi i dëmshëm i tyre dhe të lokalizohen me qëllim që të kontrollohen më lehtë.

Në fazën e parë përkrah komunave dhe ndërmarrjeve komunale do të jenë edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, “Rrugët e Maqedonisë” dhe “Pyjet e Maqedonisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat