Përmendoret shqiptare, gabimet nuk përmirësohen

Maqedonia

Përmendoret shqiptare, gabimet nuk përmirësohen

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 23:51
Pjetër Bogdani

Shkup të cilat u sollën me shumë vite vonesë ende nuk janë përmirësuar. Thënia e Bagerit ku shkruan ‘unë rob i kombit shqiptarë’ vazhdon të qëndron pas shpinës së bustit, datat e Pjetër Bogdanit ende janë gabim të shkruara ndërsa bazamenti i përmendores së Agollit, ende nuk është rregulluar tërësisht.

“Gjendemi afër kuvendit të Republikës së Maqedonisë aty ku është e vendosur përmendorja e veprimtarit shqiptar Pjetër Bogdani, siç mund ta shihni data e lindjes dhe vdekjes së tij ende nuk është përmirësuar nga autoritetet përkatëse”.

Alsat pyeti ministren e vetëqeverisjes lokale Shirete Elezi për këtë çështje, por ajo u përgjigj vetëm për ngecjet në rregullimin e bustit të Agollit.

“Ka pasur disa ngatërresa teknike t’i themi për vendosjen Nexhat Agollit të cilat janë evituar me sukses, dhe veç më është në përfundim e sipër, ndihmën që e kemi pasur në periudhën e vërshimeve ku firma ka qenë e angazhuar paralelisht edhe me çështje të tjera dhe besoj se firma që ka qenë e kontraktuar nga Qyteti i Shkupit do t’i realizojë punimet në përfundim”, deklaroi Shirete Elezi, ministre e Pushtetit lokal. 
Qytetarët thonë se këto lëshime janë të qëllimshme.

“Asnjërin nuk e kanë vendosur si që duhet. Me qëllim I bëjnë sepse nuk duan të shohin figura shqiptare. Sytë iu dhembin edhe kur I shohin ato, jo vetëm ato por edhe neve si shqiptarë nuk duan të na shohin . Partitë tona janë fajtorë që I dëgjojnë ato, që rrinë në qeveri me ato , është dashur të dalin nga qeveria me to dhe të ishte rregulluar puna dhe jo kështu të shkojë”.

“Janë me gabime, madje ato e meritojnë të ishin vendosur në ndonjë vend më të mirë jo aty. Gabimet le t’i mbajnë ata të cilët I kanë vendosur në ashtu gjendje. Ofendim është, poshtërim, I shkelin,I poshtërojnë I nënçmojnë”.

“Ne shqiptarët gjithmonë kemi qenë të shkelur dhe përsëri do të jemi. Ka shumë punë që I bëjnë me qëllim që më pas të kenë çfarë të punojnë “.
Ndryshe nga premtime e BDI-së këto përmendore u ngritën me shumë vite vonese. Për bustet shqiptare u shpenzuan 450 mijë euro ndërsa për figurat maqedonase miliona euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat