Ministria për punë dhe politika sociale bën të ditur se në fillim të muajit nëntor qytetarët e Maqedonisë të përkatësisë fetare katolike do të kenë një ditë pushim.
Sipas njoftimit, më 1 nëntor është festa ”Të gjithë të shenjtit” dhe do të jetë ditë jo pune vetëm për qytetarët e përkatësisë fetare katolike në Maqedoni.