Norma e varfërisë në Maqedoni shënon rënie

Maqedonia

Norma e varfërisë në Maqedoni shënon rënie

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 16:20
Ilustrim

Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), noprma e personave të varfër në Maqedoni, në vitin 2015, ishte 21.5%.

Të dhënat tregojnë se kjo normë ka pësuar rënie, krahasuar me vitin paraprak, për 0.6%. Numri i personave që jetojnë nën pragun e varfërisë, në vitin 2015 ishte 444.5 mijë.

Shikuar sipas llojit të amvisërisë, norma e varfërisë në amvisëritë e përbëra nga dy prindër me dy fëmijë, në vitin 2015 ishte 22.8%, kurse norma e të punësuarve të varfër është 9%, ndërkaq norma e penzionerëve të varfër është 7.2%. GINI koeficienti (masa për pabarazi në shpërndarjen e të hyrave) është 33.8%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat