Çka u tha e nuk u bë në lidhje me ”Jugohromin”

Maqedonia

Çka u tha e nuk u bë në lidhje me ”Jugohromin”

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 15:05
Ilustrim

Sot lëvizja Eco Guerilla ka qenë në konferencë për shtyp dhe ka thënë se në ditën kur kalon afati për kombinatin ”Jugohrom” është detektuar se kushtet nuk janë plotësuar dhe deri tani nuk shihet as shkronja ”F” e fjalës filtra.

Ata kanë përgatitur një video ku i kanë zgjedhur deklaratat e zyrtarëve në lidhje me ndotjen e ajërit në Tetovë dhe rrethinë.

Në këtë video shihen zyrtarë dhe ish-funksionarë të Qeverisë së Maqedonisë në lidhje me ndotjen ku vazhdimisht është premtuar se ky problem do të rregullohet. Në video shihet se si ”Jugohrom” ka kaluar çdo afat për vënien e filtrave i cili i është vënduar nga Qeveria e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat