Xhaferi: Dobësitë e zbatimit të Ligjit për Noter do të tejkalohen me ndihmën e Ligjit të ri

Maqedonia

Xhaferi: Dobësitë e zbatimit të Ligjit për Noter do të tejkalohen me ndihmën e Ligjit të ri

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 18:13
Valdet Xhaferi

Themelimi i noteriatit në Maqedoni si shërbim publik bashkëkohor i vendosur për të plotësuar nevojat dhe interesat e qytetarëve dhe subjekteve tjera juridike, në mënyrë pozitive u pasqyrua mbi funksionimin e tërësishëm të sistemit juridik, ku kjo ka ndikuar posaçërisht në avancimin e mbrojtjes parandaluese juridike dhe rritjes së sigurisë juridike të qytetarëve, kështu u deklarua sot ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi, në manifestimin e organizuar nga Oda e Noterëve të Republikës së Maqedonisë “Ditët e Noterëve”.

“Noteriati në Republikën e Maqedonisë funksionon shumë vite, por kjo nuk do të thotë që në kornizë të ekzekutimit të veprimtarisë noteriale, shumica nuk janë ballafaquar me shumë probleme, kurse zbatimi i deritanishëm i Ligjit për Noter tregoi edhe disa dobësi të cilat do të tejkalohen me ndihmën e Ligjit të ri të Noterisë, i cili do të fillojë të zbatohet nga 1 janari 2017, duke shpresuar që me sukses do të zbatojë punën e tij të një Ligji modern dhe bashkëkohor”, theksoi Xhaferi.

Siç kumtohet nga Ministria e Drejtësisë, u premtua mbështjetje e vazhdueshme për zhvillimin e noteriatit nga aspekti i legjislacionit por edhe nga aspekti edukativ dhe në plan funksional, duke e potencuar funksionin e noterëve mjaft të rëndësishëm për sistemin juridik të RM-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat