Çdo i katërti qytetar në Maqedoni ka armë

Maqedonia

Çdo i katërti qytetar në Maqedoni ka armë

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 19:46
Ilustrim

Harta të cilën para disa ditëve e publikoi gazeta  tregon se në Maqedoni dhe në disa vende fqinje, qytetarët janë të armatosur në mënyrë solide, respektivisht një e katërta e popullsisë mbanë armë në shtëpi.

Sociologia Tanja Stojanovska Ivanova për median thotë se kjo është për shkak se qytetarët nuk u besojnë institucioneve shtetërore në Maqedoni dhe në rajon. Sipas saj, popullata për vetëmbrojtje më shumë ka besim në armët e tyre sesa në shërbimet e sigurisë.

Edhe gjenerali i pensionuar, Zehedin Tushi ka qëndrim të ngjashëm. Mosfunksionimi i institucioneve, sipas tij, i çon njerëzit që çështjen e sigurisë ta marrin në duart e veta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat