Mos toleranca është verbëri morale dhe shpirtërore

Maqedonia

Mos toleranca është verbëri morale dhe shpirtërore

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 13:22
Foto nga konferenca per Diten e tolerances

(E plotësuar) -  “Në epokën e digjitalizimit dhe globalizimit të komunikimeve përmes internetit, mund të gjenden shumë informacione të rrejshme dhe të pasakta që nxitin urrejtje dhe mos- tolerancë. Në pesë vitet e fundit në Maqedoni vërehet progres në këtë drejtim, por për fat të keq, kriza në vend ka ndikuar në nivelin e tolerancës. Shpresoj se do të rregullohet kodi penal dhe gjuha e urrejtjes do të përkufizohet më saktë” deklaroi Xhefri Goldstajn, zv- shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, në konferencën e sotme për dialogun e civilizimeve dhe sfidat e tolerancës në epokën digjitale. Konferenca është mbajtur në Akademinë maqedonase të shkencave dhe arteve në suazat e Ditës botërore të tolerancës.

Akademiku Vlado Kambovski theksoi se të gjitha format e mos- tolerancës interpetohen si verbëri morale dhe shpirtërore.

“Përderisa nuk ka ndjekje efektive të krimit të shkaktuar dhe nxitur nga urrejtja, niveli i tolerancës nuk do të jetë në nivel më të lartë” tha dr Besa Arifi nga Fakulteti juridik pranë UEJL.

Sociologu nga akademia bullgare e shkencave, dr Rumjana Zheleva, duke folur në gjuhën angleze, deklaroi se toleranca është koncept i brendshëm dhe relativ. Për këtë, në këtë proces nevojiten të kyçen të gjithë të prekurit nga mos- toleranca.

Dita e tolerancës, partitë në Maqedoni të jenë më tolerante

Sot u mbajt konferencë e pestë me radhë, me rastin e 16 nëntorit – Ditës së tolerancës, organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe OSBE-ja.

Me këtë rast, kryetari i ASHAM-it, Taki Fiti tha se partitë politike në vend duhet që të bashkëpunojnë, diskutojnë dhe torerojnë në aspekt të mendimeve të ndryshme, pasi që kjo mund të hapë diskutime të dobishme.

Ai shtoi se partitë duhet që të bëjën garë në aspekt të ideve dhe programeve, që qytetarët të kenë mundësi të vlerësojnë se cilës parti duhet dhënë votën.

Zv. Shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Jeff Goldstein theksoi se shteti është duke kaluar një krizë serioze politike që ka rezultuar me ngecje të shumëta në shumë sfera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat