Këmbësorët e dehur janë po aq të rrezikshëm sa vozitësit e dehur në Maqedoni

Maqedonia

Këmbësorët e dehur janë po aq të rrezikshëm sa vozitësit e dehur në Maqedoni

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 18:42
Ilustrim

Arsyet më të shpeshta për shkak të së cilave ndodhin aksidente, janë shpejtësia e vozitjes, vozitësit e dehur, infrastruktura në komunikacion, si dhe pakujdesia e vozitësve me përdorimin e telefonit. Alkooli është shoqëruesi më i rrezikshëm i pjesëmarrësve në komunikacion si për vozitësit poashtu edhe për këmbësorët.

“Arsyet më të shpeshta për aksidentet në Maqedoni të cilat përfundojnë me viktima, janë shpejtësia e madhe, vozitësit dhe këmbësorët e dehur, infrastruktura e papërshtatshme dhe pakujdesia e këmbësorëve dhe vozitësve”, deklaroi Stojçe Stamenkovski, kryetar i Këshillit republikan për siguri në komunikacion.

Mjeku Viktor Kamilovski, theksoi se trendi i ri i këmbësorëve të dehur, jo vetëm që e rrezikojnë jetën e tyre, por edhe të qytetarëve tjerë në komunikacion.

Stamenkovski informoi se në 10 muajt e parë të këtij viti në rrugët e Maqedonisë kanë ndodhur 111 aksidente me viktima, me çka është rritur për 6,31% në krahasim me vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat