Pançevski: Nuk e kam privtizuar gjykatën

Maqedonia

Pançevski: Nuk e kam privtizuar gjykatën

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 12:48
Kryetari i Gjykatës Themlore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski

Kryetari i Gjykatës Themlore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski, në një intervistë për median, vlerëson se ai është viktimë e një organizimi, në të cilin qëllim kryesor është posti i kryetarit të Gjykatës.

Skandalet të cilat ditëve të fundit janë publikuar në media, në qendër të vëmendjes është edhe emri i Pançevskit, i cili thotë se janë vetëm një pjesë e presioneve që po bëhen mbi atë.

“Akuzat në adresën time kanë vazhduar edhe në planin profesional, përveç kriminelit më të madh më akuzojnë edhe për privatizim të Gjykatës, vetëm pse e kam informuar publikun në lidhje me zhvillimet brenda në Gjykatë”, deklaroi Pançevski.

Javën e kaluar 15 gjykatës informuan këshillin gjyqësor se Pançevski ka privatizuar Gjykatën dhe po sjell vendime vetjake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat