Petreski: Ligji i ri për përmbarim, i volitshëm për borxhlinjtë dhe kreditorët

Maqedonia

Petreski: Ligji i ri për përmbarim, i volitshëm për borxhlinjtë dhe kreditorët

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 14:22
Zoran Petreski kryetar i OPRM-së.

Oda e Përmbaruesve të Maqedonisë (OPRM) këto ditë do të mbajë njoftim vjetor për media, ku do të tregojnë për ligjin e ri për përmbarim i cili është paralajmëruar për 1 janar 2017.

“Ligji i ri për përmbarim është rezultat i punës tre vjeçare, por edhe rezultat i përvojës nga puna e deritanishme e përmbaruesve dhe i tejkalon të gjitha këto probleme me të cilat ballafaqoheshin edhe përmbaruesit edhe kreditorët. Zbatitmi i ligjit duhet të fillojë nga 1 janari, ndërsa do të sjellë epërsi të shumta”, deklaroi Zoran Petreski kryetar i OPRM-së.

Përndryshe në nëntë muajt e parë përmbaruesit në Maqedoni anë pranuar 134 mijë e 740 kërkesa për përmbarim dhe kanë realizuar vetëm 20,40%, ndërsa shuma e përgjithshme e pagesës nga përmbarimi është 75 milionë 715 mijë e 471 euro, që është 2 milionë euro më pak se vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat