Shtyhet samiti rajonal në mes Maqedonisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Greqisë

Maqedonia

Shtyhet samiti rajonal në mes Maqedonisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Greqisë

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 15:58
Samiti i dytë rajonal i shefave të diplomacive të Maqedonisë

Samiti i dytë rajonal i shefave të diplomacive të Maqedonisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Greqisë do të mbahet pas zgjedhjeve në Maqedoni dhe si arsye tjetër është turbulencat në Sofje pas zgjedhjeve presidenciale.

Shefi i diplomacisë greke Nikos Kocias, i cili ishte edhe inicatori i këtij takim rajonal, njoftoi se 4 ministrat janë marrë vesh që takimi në vend në fund të nëntorit të mbahet pasi të përfundojnë zgjedhjet në Maqedoni.

Takimi ishte planifikuar më 21 dhe 22 dhjetor në Selanik, ngjashëm si samiti i parë i prillit i cili ishte i fokusuar në krizën e emigrantëve dhe ku u vendos që takimet të mbahen rregullisht për përmirësimin e komunikimit mes 4 shteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat