Gruevski kategorik: Shqipja asnjëherë s’do jetë zyrtare në Maqedoni

Maqedonia

Gruevski kategorik: Shqipja asnjëherë s’do jetë zyrtare në Maqedoni

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 16:23
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka vazhduar me retorikë nacionaliste në fushatë zgjedhore duke sulmuar liderin opozitar Zoran Zaev, i cili publikisht në opinion ka deklaruar se do të shqyrtojë mundësinë që gjuhën shqipe ta bëjë zyrtare në tërë territorin.

”Atë që e thotë Zaev për modelin zvicran për Maqedoninë duke e zyrtarizuar gjuhën shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë, vetëm e vërteton atë që e kam thënë më herët. Qytetarët e Maqedonisë asnjëherë nuk do të votojnë propozimet e Zoran Zaev për ta ndarë Maqedoninë që të futet në krizë më të thellë etnike.

Qytetarët e Maqedonisë do të votojnë për përparimin dhe prosperitetin e vendit, platformë që e ofron vetëm VMRO-DPMNE dhe askush tjetër”, tha mes tjerash Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat