Në Kriva Pallankë shënohet “Java e përkujdesjes për personat e moshuar”

Maqedonia

Në Kriva Pallankë shënohet “Java e përkujdesjes për personat e moshuar”

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 10:21
Ilustrim

Organizimi komunal i Kryqit të Kuq në Kriva Pallankë, me disa aktivitete ka shënuar “Javën e përkujdesjes për personat e moshuar” e cila është duke u mbajtur prej 21 deri 27 nëntor.

“Është bërë matja e sheqerit në gjak dhe matja e tensionit e mbi 50 personave të moshuar nga ana e vullnetarëve mjekësor. Matja e këtyre parametrave është mundësuar nga EVN Maqedoni, ndërsa para kësaj është promovuar edhe një video e përpunuar nga Kryqi i Kuq në Maqedoni në mbështetje të Kryqit të Kuq të Austrisë. Kjo video kishte mesazh të qartë për përkujdesje të pleqve “Gjithë jemi fëmijët e tyre”, tha Darko Peshovski, sekretar i Kryqit të Kuq në Kriva Pallankë.

Gjatë kësaj jave gjithashtu është organizuar edhe punëtori për klubin e pensionistëve i cili funksionon në kuadër të organizimit të Kryqit të Kuq në Kriva Pallankë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat