Veliçkovski: Nuk do të ketë koalicion me partitë qeverisëse pas zgjedhjeve

Maqedonia

Veliçkovski: Nuk do të ketë koalicion me partitë qeverisëse pas zgjedhjeve

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 18:54
Kryetari i Partisë Liberale në Maqedoni, Ivon Veliçkovski

Kryetari i Partisë Liberale në Maqedoni, Ivon Veliçkovski, në kuadër të fushatës parazgjedhore, mbrëmë ka realizuar takim me qytetarët e Strumicës, të cilëve u tha se pas zgjedhjeve nuk do të bëjë koalicion me partitë qeverisëse.

“Një nga politikat themelore të Partisë Liberale është që të ndryshohet kjo qeveri. Për shkak se keqpërdorimi i institucioneve tregon se, qeveria synim kryesor e ka marrjen nënkontroll komplet institucionet. Ne ju garantojmë fitore, dhe ju garantojmë se nuk do të ketë koalicion me partitë qeverisëse pas zgjedhjeve”, deklaroi Veliçkovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat