UNICEF: Të përmirësohen shërbimet për fëmijët me nevoja të veçanta

Maqedonia

UNICEF: Të përmirësohen shërbimet për fëmijët me nevoja të veçanta

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 15:24
UNICEF

Për momentin ekzistojnë 30 qendra ditore shtetërore për fëmijë me nevoja të veçanta të cilat gjenden vetëm në qytetet më të mëdha dhe u japin shërbime 10% nga të gjithë fëmijët me nevoja të posaçme në vend, theksohet në raportin e UNICEF-it të titulluar ‘Vlerësimi i formave alternative të kujdesit dhe shërbimeve për mbështetjen e familjeve dhe fëmijëve me nevoja të veçanta’.

Në raport, informojnë nga UNICEF-i, theksohet se rekomandimet e tjera përfshijnë përforcim të mëtejmë të lidhjeve ndërsektoriale mes shërbimeve për shkak të përgjigjes më të mirë ndaj nevojave të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe intervenim i hershëm, me përqendrim në identifikimin e rasteve përmes punës në bashkësi. Poashtu bëhet thirrje për vendosjen e parimeve themelore të të drejtave të njeriut dhe të Klasifikimit Ndërkombëtar të Funksionimit, Nevojave të Posaçme dhe Shëndeti (KNF) në të gjitha shërbimet për fëmijë me nevoja të veçanta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat