Kompania greke për ushqim “Kreta Farms” nga janari vjen në Maqedoni

Maqedonia

Kompania greke për ushqim “Kreta Farms” nga janari vjen në Maqedoni

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 19:22
Ilustrim

Kompania greke për ushqim “Kreta Farms”, nga viti i ardhshëm do të futet edhe në tregun e Maqedonisë.

Prodhimet do të plasohen në supermarketet e Maqedonisë nga janari përmes marrëveshjes mtrategjike me partnerët lokal.

Në njoftimin e “Kreta Farms”, thuhet se vendimi është sjellur në bazë të rezultateve të jashtëzakonshme për pranim të gjerë të prodhimeve të “En Eladi” (seri e prodhimeve me të cilat firma është lider në Greqi).

Firma “Kreta Farms” njoftoi se partner i saj në Maqedoni është njëri nga shpërndarësit më të mëdhenj në vend, i cili përfshin rrjet prej 2581 vende shitëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat