SIEX në Maqedoni kundër ndryshimit të ligjit për dalje në pension

Maqedonia

SIEX në Maqedoni kundër ndryshimit të ligjit për dalje në pension

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 17:11
Ilustrim

Sindikata e industrisë, energjetikës dhe xehetarisë së Maqedonisë (SIEXM), me rastin e, siç thuhet, spekulimeve për ndrydhimin e ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, bën thirrje që të gjendet një zgjidhje e përtshtatshme, ndërsa pensionet të paguhen rregullisht.

Në komunikatën e SIEMM, thuhet se sindikata është kundër çfarëdo ndryshimi të kushteve, për realizimin e pensionit për të punësuarit e Maqedonisë, veçanërisht tek të punësuarit në industri, energjetikë dhe miniera.

Nga Sindikata, thonë se çfarëdo ndryshimi i ligjit dhe kushteve aktuale, janë të papranueshme per njerezit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat