KSHZ akoma pa përgjigje për fshirjen e qytetarëve nga Lista Zgjedhore

Maqedonia

KSHZ akoma pa përgjigje për fshirjen e qytetarëve nga Lista Zgjedhore

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 21:31
KSHZ

Edhe pas qindrave paralajmërimeve të qytetarëve që kanë arritu në 24 orët e fundit në organizatën qytetare “Civil”, Komisioni Shtetëror Zgjedhor, akoma është pa përgjigje.

Përveç njoftimit zyrtar se bëhet fjalë për probleme teknike dhe se i njejti nuk ka ndikim mbi Listën Zgjedhore, KSHZ-ja nuk ka dhënë përgjigje konkrete për paralajmërimet e qytetarëve, se gjatë dy ditëve të fundit janë fshirë nga lista.

“Civil” edhe më tej insiston në një reagim adekuat nga ana e KSHZ-së, para se gjithash për qytetarët e Maqedonisë të cilët meritojnë informacione të drejta, të cilën e kanë të garantuar edhe me kushtetutë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat