Füle: Propozimi për bisedime paralele për anëtarësimin e Maqedonisë në BE nuk është harruar

Maqedonia

Füle: Propozimi për bisedime paralele për anëtarësimin e Maqedonisë në BE nuk është harruar

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 14:13
Štefan Füle

Propozimi im kur isha eurokomisar për zgjerim, për bisedime paralele për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe bisedime me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit nuk është harruar, tha sot Štefan Füle, paraardhësi i Johannes Hahn në Komisionin Evropian në debatin “Ballkani: Rritja e marrëdhënieve në rrugën drejt BE-së” në organizim të JQ-së “Miqtë e Evropës” në Bruksel, njoftoi korrespondenti i AIM-së nga kryeqendra evropiane.

Sipas Füle, i cili për momentin është Përfaqësues i posaçëm i OSBE-së për vendet nga Ballkani Perëndimor, kur ai e ka dhënë këtë propozim si komisar për zgjerim në vitin 2012, nuk ka marrë mbështetje të Këshillit Evropian nga disa vende anëtare.

“Ky propozim nuk është harruar dhe hequr anash. Thjesht, atëherë nuk mora mbështetje nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për atë të a.q rrugë të dyfishtë të negociatave. Por, e kuptova se ai është në xhepin e prapmë të politikanëve dhe shpresoj se kur do të jetë situata e mirë në terrenin në vend, kjo është mënyrë si të qasen në këtë çështje”, deklaroi Füle. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat