Tatjana Mihajllova mund t’a drejtojë gjykatën dhe të gjykojë

Maqedonia

Tatjana Mihajllova mund t’a drejtojë gjykatën dhe të gjykojë

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 22:12
Ilustrim

Nuk ka pengesa ligjore, që ushtruesja e detyrës kryetare e Gjykatës Penale, Tatjana Mihajlova njëherësh edhe të gjykojë edhe t’a drejtojë gjykatën, informojnë nga njësia e Shkupit.

Edhe në të kaluarën, sipas tyre ka pasur shembuj kur gjykatës të caktuar kanë ushtruar detyrën e kryetarit, por nuk i kanë ndërprerë obligimet dhe proceset tashmë të filluara. Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, nuk ka gjykuar përderisa ka qenë kryetar.

“As kryetar, as ushtrues detyre kryetar i gjykatës nuk duhet të gjykojë lëndë aktive. Ai vetëm duhet ta ushtrojë detyrën që i është përcaktuar me ligj, e kjo është post përfaqësues dhe në kuadër të gjyqësorit ta përfaqësoj gjyqësorin dhe gjykatën ku punon dhe ta menaxhojë atë”, është shprehur ish gjykatëso Jordan Mitrinovski për Alsat M.

Gjykatësja Tatjana Mihajlova është ushtruese e detyrës kryetare e Gjykatës Penale, pasi që të hënën i përfundoi mandati Vlladimir Pançevskit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat