“Shqiptarët më dhanë shpresë, duan ndryshim”

Maqedonia

“Shqiptarët më dhanë shpresë, duan ndryshim”

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 21:41
Menduh Thaçi

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaqi, ka thënë se pret që shpresa për të ardhme më të mirë e shqiptarëve në Maqedoni të triumfojë në zgjedhjet e së dielës.

Ai ka deklaruar se fushata zgjedhore s’ka qenë aspak e lehtë, por në të ai ka vërejtur që aspekti kombëtar i shqiptarëve nuk është prekur megjithë tendencën e Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Fushata ka qenë shumë e vështirë, sidomos për opozitën, sepse partitë e pozitës po i shfrytëzojnë të gjitha mjetet në dispozicion. Ata janë 15 vjet në pushtet, dhe mendoj që atë ideal që e kanë plasuar që duan t’i bëjnë shqiptarët të jetojnë më mirë, u pa se vetëm ata sot jetojnë më mirë. Duket prej jashtë se situata është shumë e rëndë dhe pa shpresë, por unë jam plot shpresë. Kam rrumbullakësuar deri tani 317 takime në të cilat kam hasur entuziazëm shumë të madh. Në fushatë kam vërejtur që nuk ka arritur Ali Ahmeti që aspektin kombëtar shqiptarëve t’ua bëjë bajat”.

“Aspekti kombëtar nuk ka peshë nëse nuk ka mbështetje financiare. Dhe ne e kemi vënë në platformë që buxheti të ndahet në atë mënyrë që edhe shqiptarët të përfitojnë proporcionalisht nga ai. Faza e romantizmit dhe folklorizmit tek shqiptarët e Maqedonisë ishte e domosdoshme, por mendoj që është zgjatur më tepër se c’duhet. Fushata e Ali Ahmetit përcillet me rezistencë popullore. Shumica e shqiptarëve të Maqedonisë janë të pakënaqur me politikat e tij. Por nuk mund të them që të gjithë janë me PDSH-në”.

“Ne kemi qenë në pushtet dhe nuk kemi ndërmarrë fushata “dënuese” ndaj atyre të lidhur me Bashkimin Deomkratik për Integrim. Por padyshim që për të këqijat e bëra në vend, njerëzit duhet të shkojnë para përgjegjësisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat