Gjykata ka urdhëruar të sigurohet video inçizimi nga zyra e Komunës së Kavadarcit, në konsultim me Prokurorinë Themelore, për shkak të dyshimeve për vepra të paligjshme që kanë të bëjnë me zgjedhjet.
Me urdhër të lëshuar mbrëmë, kërkohet nga policia e Kavadarcit të sigurojë videon dhe t’a dorëzojë për hetim të mëtejshëm.
Ky vendim i gjykatës vjen, pasi mbrëmë ka arritur një akuzë për ryshfet përpara zgjedhjeve të 11 dhjetorit.