Përqindje më e madhe e votuesve në diasporë është shënuar në Sofje dhe Ankara

Maqedonia

Përqindje më e madhe e votuesve në diasporë është shënuar në Sofje dhe Ankara

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 17:28
Ilustrim

Sipas KSHZ-së, deri në orën 13 në gjithë 46 vendvotimet në diasporë në të cilat votohet sot, dalje më e madhe është shënuar në Sofje dhe Ankara me 55,5%.

Siapas të dhënave të KSHZ-së, në Sofje nga 36 votues të regjistruar kanë votuar 20, ndërsa në Ankara nga 45 të regjistruar kanë votuar 25 persona.

Më shumë persona që janë regjistruar për votim janë në Bern të Zvicrës, ku në katër vendvotime duhet të votojnë 4,225, ndërsa në SHBA janë regjistruar 3,086 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat