Zgjedhjet në Maqedoni, nuk raportohen incidente në qytetet me shumicë shqiptare

Maqedonia

Zgjedhjet në Maqedoni, nuk raportohen incidente në qytetet me shumicë shqiptare

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 16:09
Qendër votimi

Maqedonia voton sot për zgjedhjen e parakohshme parlamentare. Këto janë zgjedhjet e nënta parlamentare dhe të katërtat të parakohshme

Dje, një ditë para zgjedhjeve, votoi diaspora, personat e sëmurë dhe të pamundurit, të burgosurit dhe personat në paraburgim. Ndërsa sot, mediat lokale raportojnë pë zgjedhje të qeta dhe pa probleme në qytetet me shumicë shqiptare si Strugas dhe Ohri.

Qytetarët e intervistuar thonë se presin që këto zgjedhje të sjellin ndryshime në vend. Përfaqësuesit e qendrave të votimit njoftojnë se të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe nuk janë regjistruar probleme me materialet zgjedhore.

Në zgjedhje marrin pjesë 11 subjekte politike, gjashtë parti politike dhe pesë koalicione me 58 lista dhe me 1 092 kandidatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat