Ermira Mehmei i rikthehet politikës, por jo në Maqedoni

Maqedonia

Ermira Mehmei i rikthehet politikës, por jo në Maqedoni

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 14:18
Ish deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti

Ish deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, është angazhuar si këshilltare nga Parlamenti austriak. Më saktë, bëhet fjalë për një kontratë një vjeçare si këshilltare politike dhe juridike e deputetit austriak, Stefan Schennach në Këshillin e Evropës.

“Kontrata parashikon angazhimin tim si këshilltar politik dhe juridik i Deputetit Stefan Schennach, në fushat e marrëdhënieve ndërkombëtare, hartimit të strategjive për Ballkanin, zhvillimin e qëndrueshëm, energjisë së rinovueshme. Në mënyrë më specifike, kontrata parasheh angazhim, këshillim dhe asistencë në hartimin e raporteve dhe Rezolutave të Këshillit të Evropës në Komitetin e Monitorimit, konfliktit ndërmjet vendeve anëtare, Komitetin për kulturë dhe Komitetin mbi Rregulloren e Asamblesë Parlamentare”, deklaroi për Gazetën Lajm, Ermira Mehmeti. Në zgjedhjet e vitit 2014, ajo ishte bartëse e listës së BDI-së në njësinë zgjedhore numër 1, kur kjo parti fitoi gati dyfish më tepër vota se tani me Artan Grubin si bartës liste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat