Media austriake: BESA dhe LSDM shpresojnë të marrin tre mandate

Maqedonia

Media austriake: BESA dhe LSDM shpresojnë të marrin tre mandate

Nga: Fitim Dika Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 18:39
ilustrim

Lëvizja BESA është për një qeveri teknike, shkruan media austriake Der Standard.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka pranuar ankesa të shumta nga partia LSDM dhe BESA, për shkak të dyshimeve për manipulim të shifrave në vendvotimet e Shkupit dhe rrethinë. Nëse pranohen ankimimet, atëherë LSDM do fitonte një mandat në dëm të OBRM-PDUKM. Kjo do ngushtonte rezultatin mes dy partive maqedonase në 50 me 50, përcjell botasot.info.

Dy mandate të humbura

Partia shqiptare Lëvizja BESA kërkon në fakt një qeveri teknike, që duhet të përgatisë zgjedhje të reja. Shefi i saj, Bilal Kasami, mendon se nga parregullsitë i janë marrë dy mandate deputetësh. Momentalisht BESA ka pesë deputetë, dyfish më pak sesa BDI me dhjetë deputetë. Aleanca për shqiptarët ka fituar tre mandate (2,95%), ndërsa PDSH dy mandate. KSHZ për ankimimet e Lëvizjes BESA dhe LSDM duhet të vendosë deri të enjten në mesnatë.

Tensione në Kumanovë

Tentimi për të bastisur shtëpinë e Stojan Velickovic, shefit policor në Kumanovë, ka tensionuar për disa orë situatën në qytet. Përkundër forcave speciale, përpara shtëpisë menjëherë u mbledhën dhjetarë qytetarë për të mbrojtur atë nga arrestimi. Velickovic u vendos në fillim të vitit nga ministri i brendshëm Oliver Spasovski, si shef i policisë në Kumanovë, në kuadër të qeverisë kalimtare./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat