Prokuroria e Gostivarit hap hetime për rastin e votimit në vend të dikujt tjetër në këtë qytet

Maqedonia

Prokuroria e Gostivarit hap hetime për rastin e votimit në vend të dikujt tjetër në këtë qytet

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 16:37
Ilustrim

Prokuroria themelore e Gostivarit ka hapur lëndë hetimore në lidhje me rastin e Fatime Sulejmanit nga Gostivari, nëse dikush ka votuar në vend të saj në vendvotimin 0396/1 në këtë qytet.

Ky rast është përfshirë në ankesat dhe parashtresat e Lëvizjes Besa, ndërkaq hetimet do të hapen në bazë të diskutimeve të hapura në KSHZ. Sulejmani ka deklaruar shumë thjeshtë se kur ka ardhur që të votojë, nuk është lejuar, pasi që dikush tashmë kishte votuar për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat