Kërcënon Todorovi: Burg për ata që falsifikojnë zgjedhjet në Maqedoni

Maqedonia

Kërcënon Todorovi: Burg për ata që falsifikojnë zgjedhjet në Maqedoni

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 18:11
Nikolla Todorov

Nikolla Todorov, kandidat për deptuet i OBRM-PDUKM-së, doli në konferencë shtypi për t’u deklaruar kundër vendimit të KSHZ-së për analizë grafologjike të rastit të një nënshkrimi në rajonin e Gostivarit, që lidhet me ankesën e Lëvizjes Besa për parregullsi zgjedhore.

Sipas tij, me këtë rast tentohet që të falsifikohet fitorja e partisë që ai i takon, ndërkaq kërcënoi se disa njerëz do të shkojnë në burg, pasi që tentohet të kënaqet ambicja e LSDM-së.

Ai i porositi anëtarët e KSHZ-së që të mendohen nëse janë të gatshëm që të çojnë në burg shtat persona të pafajshëm dhe a e kuptojnë se çfarë do t’u bëjnë familjeve të tyre.

Todorov mohoi se protestat janë trysni ndaj KSHZ-së dhe deklaroi se nuk ka dijeni nëse protestuesit janë përkrahës të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat