Ahmeti: Është herët të flitet për koalicion të ri me Gruevskin

Maqedonia

Ahmeti: Është herët të flitet për koalicion të ri me Gruevskin

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 23:17
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dje ishte në takim me kryeministrin e Shqiprisë, Edi Rama me kryeparlamentarin Ilir Meta dhe presidentin e shteti shqiptarë Bujar Nishani.

Pas takimeve, Ahmeti tha se kanë biseduar për rezultatet zgjedhore dhe hapat e ardhshëm që do të duhet të bëhen për formim të qeverisë së re. Në këtë pyetje, lideri i BDI-së tha se ende është herët të flitet për bisedime me VMRO-DPMNE-në.

“MO, antarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE, zhvillimi ekonomik dhe barbartësia mes bashkësive etnike do të jenë principet në bazë të së cilave do të udhëhiqemi gjatë bisedimeve”, tha Ahmeti, duke shtuar se akoma është herët të flitet për këtë koalicionim me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Në takim me Ramën, gjatë kësaj jave ishin edhe lideri i BESËS dhe Aleancës për Shqiptarët. I vetmi i cili nuk pati takim me Ramën ishte lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Nëpër media dy ditë qarkullonin zërat se Ahmeti ka anuluar takimin me Ramën, por ai dje megjithatë udhëtoi për në Tiranë në takim me kreun e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat