Debat në UEJL për mbrojtje të institucionve të arsimit të lartë nga korrupsioni

Maqedonia

Debat në UEJL për mbrojtje të institucionve të arsimit të lartë nga korrupsioni

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 16:43
UEJL

Instituti për Hulumtime Strategjike dhe Edukim (IHSE) në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë, sot organizuan tryezë të rrumbullakët në kuadër të projektit “A do të ketë “muzikantë” në universitet”?.

Debati është mbajtur në sallën e konferencave në Rektoratin e UEJL-së në Tetovë, ndërsa qëllimi i projektit që është i financuar nga BE-ja është të përmirësohet ligji për mbrojtje të institucioneve të arsimit të lartë nga korrupsioni, në Maqedoni.

Pas përfundimit të tryezës së rrumbullakët u vendos që, vitin e ardhshëm të ketë konferencë përmbyllëse dhe publikime ku do të paraqiten mundësitë e universiteteve, që me praktika të ndryshme të sjellin parandalim të korrupsionit në institucionet e arsimin e lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat