DBM: Liderët të mos përdorin gjuhë të urrejtjes

Maqedonia

DBM: Liderët të mos përdorin gjuhë të urrejtjes

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 11:24
DBM

Diaspora e Bashkuar Maqedonase ka kritikuar fjalorin me kërcënime dhe me presione ndaj institucioneve dhe bashkësisë ndërkombëtare.

”Liderët duhet të fokusohen për të respektuar Kushtetutën e cila ju garanton qytetarëve të Maqedonisë shtet të drejtës dhe shtet ligjor. Në momentin që liderët do të ndalojnë retorikën negative, atëherë qytetarët do të jenë të qetë dhe të sigurtë për përparimin e shtetit. Me krijimin e qeverisë së re, diaspora do të fillojë të ndihmojë mëmëdhenë.” thonë nga Diaspora e Bashkuar Maqedonase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat