Dauti: Pa BDI-në nuk mund të bëhet asnjë koalicion

Maqedonia

Dauti: Pa BDI-në nuk mund të bëhet asnjë koalicion

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 09:33
Analisti Daut Dauti

Rezultati i rivotimit në fshatin Tearcë duket se ka ngjallur dilema të reja se kush dhe me kë do të shkojë në koalicion. 

Analisti Daut Dauti jep një tjetër pasqyrë të qartë si ballafaqimi me realitetin e quan ai. 

"Thoshin se nuk do të bëjnë koalicion me BDI-në. Edhe LSDM-ja, edhe opozita e re shqiptare, me gjithë PDSH-në 'e vejtër'. 

Shumë analistë, gazetarë, intelektualë, politikanë aktivë e të pensionuar, folën edhe për prapavijën e takimit të partive shqiptare të thirrur nga lideri i BDI-së. 

U kritikuan ata që morën pjesë se kështu i ndihmojnë BDI-së ta kthejë legjitimitetin e humbur", ka komentuar analisti Dauti, i cili më tej shton se matematika thotë që pa BDI-në nuk mund të bëhet asnjë koalicion.

Dauti sqaron se sikur të shkohet në koalicion me LSDM duhet patjetër një koordinim mes partive shqiptare i ngjajshëm si ai i së shtunës.

"Një gjë sikur nuk e marrnin parasysh, BDI-ja edhe si 'parti humbëse' ishte fituese e zgjedhjeve dhe në cilindo krah që të krijohet koalicion, matematika e thotë se pa BDI-në nuk mundet.

Ky është realiteti. Se çka do BDI-ja, është tjetër gjë, po çka thotë realiteti i ri, është më se i qartë: nëse bën qeveri VMRO-ja, mund të bëje edhe vetëm me BDI-në, nëse bën qeveri LSDM-ja, mund të bëjë edhe me partitë tjera shqiptare, por prapë jo pa BDI-në. 

Por, që të shkohet me LSDM-në, koordinimi midis partive shqiptare, ngjashëm siç ishte takimi i të shtunës me Alencën për Shqiptarët gjithsesi do të jetë i domosdoshëm", përfundon analisti Daut Dauti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat