Miratohet buxheti i Komunës së Gostivarit për vitin 2017

Maqedonia

Miratohet buxheti i Komunës së Gostivarit për vitin 2017

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 16:16
Komunës e Gostivarit

Këshilli i Komunës së Gostivarit mbajti seancën e 34 me rradhë për vitin kalendarik 2016. Pika e parë e rendit të ditës ishte buxheti i Komunës së Gostivarit për vitin 2017. Përgjegjësja e Sektorit për Financa dhe buxhet, Fitore Aligega, e cila vuri në dukje që buxheti themelor i paraparë për vitin 2017 është projektuar të jetë 1.096.648,000 denarë, duke shtuar që për dallim nga buxheti i vitit 2016 ka një rritje prej 5.150,000 denarë.

Me gjithësej 16 vota për dhe asnjë kundër, Këshilli Komunal aprovoi buxhetin për vitin 2016. Këshilltarët miratuan edhe programin për aktivitetet në Komunën e Gostivarit nga sfera e arsimit për vitin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat