Ohri në atmosferë festive priti vitin 2017

Maqedonia

Ohri në atmosferë festive priti vitin 2017

Më: 1 janar 2017 Në ora: 14:13
Festa në Ohër

Në temperatura disa gradë nën zero, qytetarët e Ohrit dhe mysafirët të cilët vendosën që festat e fundvitit t’i kalojnë në Ohër, mbrëmë në një atmosferë festive përcollën vitin 2016 dhe pritën Vitin e Ri 2017.

Vetëm disa qindra qytetarë të Ohrit dhe turistë, edhe përkundër motit të ftohtë mbrëmë Vitin e Ri e pritën në qendrën e qytetit, ku për disponimin e tyre u përkujdesën artistët dhe këngëtarët nga Ohri, ndërsa edhe në plazhin e liqenit të Ohrit u organizuar festë.

Ndërsa nga aspekti i sigurisë, nata e Viti të Ri kaloi qetë. Zëdhënësi i SPB në Ohër, Stefan Dimovski, informoi se në territorin e qytetit nuk janë regjistruar raste të dhunës apo lëndimeve tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat