Nesër dhe pasnesër ditë feste

Maqedonia

Nesër dhe pasnesër ditë feste

Më: 5 janar 2017 Në ora: 08:33
Pamje nga Shkupi, foto arkiv

Besimtarët krishterë ortodoks në Maqedoni nesër festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe Lindjen e Krishtit-Krishtlindjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Manifestimi, zakonisht, fillon me himnin dhe me ngritjen e flamurit të buzmit. Arqipeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, Stefan, në fjalimin e rastit do t’i drejtohet shkupjanëve dhe qëllimmirëve dhe do t’ia dorëzojë qypin Radko Manov. Poashtu me fjalim do tu drejtohet edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Përveç tryezave të pasura, gjithashtu natën e festës në zjarr vendoset një degë buzmi i cili llogaritet si dru i shëndetshëm, që të jenë me shëndet të gjithë në familje.

Poashtu rikujtojmë se nesër është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

MPPS, njëherit u’a uron Buzmin qytetarëve të besimit ortodoks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat