15 janari është afati i fundit i paraqitjes së tatimit të vlerës së shtuar në Maqedoni

Maqedonia

15 janari është afati i fundit i paraqitjes së tatimit të vlerës së shtuar në Maqedoni

Më: 5 janar 2017 Në ora: 16:48
Drejtoria e të Hyrave Publike (DHP)

Drejtoria e të Hyrave Publike (DHP) bën të ditur se deri më 15 janar është afati i paraqitjes së të dhënave për tatim të vlerës së shtuar nga ana e obliguesve tatimor – persona fizik dhe juridik, që në vitin paraprak kalendarik, kanë fituar fitim prej 1 milion denarë në muaj.

Në këtë periudhë mund të paraqiten edhe obliguesit tatimor që dëshirojnë vullnetarisht të regjistrohen për qëllime të tatimit në vlerën e shtuar. Paraqitja ”TVSH-01” mund të merret në faqen e internetit të DHP-së dhe të dorëzohet përmes postës, ose të dorëzohet personalisht në drejtoritë rajonale përkatëse të DHP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat