Trajanovski: Me sukses i tejkaluam reshjet e para të borës

Maqedonia

Trajanovski: Me sukses i tejkaluam reshjet e para të borës

Më: 5 janar 2017 Në ora: 17:39
Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, sot vizitoi pikën e NP “Rrugë” në Kisella Vodë, ku është vendosur një ekip i shërbimit dimëror nga Bashkia e Shkupit. Ekipet e shërbimeve dimërore të Bashkisë së Shkupit janë në terren dhe prej fillimit të rreshjeve të borës, kanë hudhur 165 ton krip në bulevardet dhe rrugët e qytetit.

“Bashkia e Shkupit është e përgatititur për mirëmbajtjen e rrugëve dhe bulevardeve në rajonin e Shkupit. Ekipet janë në terren prej fillimit të rreshjeve të borës dhe me 24 makina punojnë për pastrimin e bulevardeve dhe rrugëve të cilat janë nën kompetencë të Bashkisë së Shkupit”, deklaroi Trajanovski.

Ai gjithashtu ju bëri thirrje vozitësve që të kenë kujdes dhe tu përshtaten kushteve të korosive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat