E ardhmja e Maqedonisë në duart e partive shqiptare

Maqedonia

E ardhmja e Maqedonisë në duart e partive shqiptare

Më: 8 janar 2017 Në ora: 09:50
Ilustrim

Tre partitë shqiptare në vend – BDI, Lëvizja Besa dhe Aleanca për shqiptarët, kanë arritur marrëveshje për qëndrim të përbashkët në bisedimet për formim të Qeverisë së re.

Në deklaratën e përbashkët të tre partive thuhet se pozicioni i përbashkët bazohet në rezultatin e zgjedhjeve parlamantare të 11 dhjetorit, në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, stabilitetin e Maqedonisë dhe integrimet në NATO dhe BE.

Në njoftimin e partive janë të përmendur edhe hapat konkret që do të merren nga partitë nëse bëhen pjesë e Qeverisë. Këto hapa përfshijnë respektim të Marrveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës, gjuhë të barabarta, ekonomi të barabartë dhe pjesëmarrje në bisedimet me Greqinë për çështjen e emrit.
Në kontestin e emrit partitë shqiptare pretendojnë të marrin pjesë në grup punues për bisedime direkte me Greqinë.

Vlen të theksohe se para dy ditëve ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, tha se nuk mund të ketë dygjuhësi në Maqedoni, ndërsa në fushatën e fundit LSDM ju ofroi shqiptarëve dygjuhësi dhe përmirësim të jetës së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat