MSH: Gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike sot dhe nesër të mos shkojnë në punë

Maqedonia

MSH: Gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike sot dhe nesër të mos shkojnë në punë

Më: 9 janar 2017 Në ora: 09:12
Ilustrim

Gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike mbi 60 vjeç në Maqedoni, sot dhe nesër të lirohen nga puna, ndërsa për punëtorët në ambiente të hapura të riorganizohet orari i punës, për shkak të temperaturave të ulëta ekstreme të cilat mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e këtyre personave, rekomandoi Ministria e Shëndetësisë-Maqedoni.

Sipas Jovanka Kostovskës, këshilltare shtetërore për mbrojtje shëndetësore në kuadër të MSH-së, qëllimi i lirimit nga puna për këto dy kategori është natyrisht mbrojtja e shëndetit të tyre. Rekomandimet janë për tërë territorin e Maqedonisë, megjithatë me theks të veçantë në rajonin e Osogovës dhe të Malishevës dhe të Pollogut.

Për punëtorët, të cilët punojnë në ambiente të hapura, shtoi, duhet pasur kujdes që detyrimet e punës t’i praktikojnë prej orës 10 deri në orën 16 me pushime të kohëpaskohshme çdo dy orë nga gjysmë ore në hapësirë të ngrohtë dhe me pije të ngrohta me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të tyre.

Nga e mërkura pritet rritje e temperaturave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat