Kukulev: Ka dikush nga ‘Revolucioni Laraman’ që do të protestojë kundër platformës shqiptare?

Maqedonia

Kukulev: Ka dikush nga ‘Revolucioni Laraman’ që do të protestojë kundër platformës shqiptare?

Më: 9 janar 2017 Në ora: 12:34
Pamje nga takimi i liderëve shqiptarë

Shkrimtari dhe skenaristi, Aleksandar Sashko Kukulev, në rrejtin social hapur i ka pyetur anëtarët e ashtuquajtur ‘Revolucioni Laraman’ nëse do të paraqitet ndonjë ‘plenumcë’ për të protestuar kundër platformës nacionaliste të partive shqiptare.

‘Ndonjë ‘plenumc’ nuk është paraqitur për të protestuar kundër deklaratës si sulm të rendit kushtetues? Ndonjë ‘aulla’ të okupohet?! Kur tani më (është protestuar) për drunjtë në Qendër, për kishën në shesh, për të drejtat e LGBT-së, për mbështetje të punonjësve seksual, e pakuptimtë do të ishte tani të heshtni…ose ndoshta edhe jo?…Lumi? Pavle???! Studio????!!’, shkruan Kukuklev në Facebook.

Por nga ana tjetër zyrtari i OBRM-PDUKM, në koment i ka shkruar Kukulevit se ‘sigurisht do të ketë, por presin tu thuhet nëse do të jenë kundër ose ta mbështesin’. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat