LSDM: Nuk e komentojmë deklaratën e partive shqiptare deri sa ta pranojmë zyrtarisht

Maqedonia

LSDM: Nuk e komentojmë deklaratën e partive shqiptare deri sa ta pranojmë zyrtarisht

Më: 10 janar 2017 Në ora: 13:34
LSDM

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka thënë për ‘Dnevnik’ se janë duke pritur që partitë shqiptare të ju’a dërgojnë platformën e përbashkët të cilën e kanë mbështetur partitë politike: BDI, LR-PDSH, UNITETI dhe RDK si pjesë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

”Përderisa ne nuk e kemi pranuar dokumentin zyrtar dhe përfundimtar nga partitë politike shqiptare ku renditen pikat që shqiptarët i kanë vënduar si kushte për qeverinë e re, nuk mund të komentojmë një dokument të njejtë që e kemi lexuar vetëm nëpër mediume. Jemi në pritje të të njejtit dokument ku saktësisht numërohen pikat për të cilat janë deklaruar partitë shqiptare.” thonë nga LSDM.

Nga ana tjetër, zyrtari i lartë i LSDM-së, Ljubomi Fërçkoski mbrëmë në një kolumnë të tij ka shkruar se është thellë i zhgënjyer nga platforma e partive shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat